Helmimi i qenve ne Gjirokaster eshte kthyer ne nje situate alarmante teper shqetesuese, vecanerisht per ata qe mbajne nje katerputrosh.
Vec qenve endacake qe po ngordhin masivisht, fatin e tyre e kane pesuar dhe qente shtepiake apo bizneseve.
Ne vazhden e helmimeve nje ngjarje e tille ka ndodhur sot ne tregun e shumices se fruta-perimeve dhe produkteve ushqmore te Gjirokastres.
Sipas Mikel Sinos, tregtar prej vitesh, ne biznesin e tij i jane helmuar disa qenë, por ka edhe raste te qenve te tjere qe i gjejne te ngordhur pranë ketij mjedisi.
Sipas Sinos ky problem eshte i hershem, por askush si jep nje zgjidhje apo zbardhje te plote te ketij krimi i cili meriton ndeshkim per autoret kushdoqofshin.
Ajo çka eshte konstatuar eshte, se qente jane helmuar dhe po perdoret e njejta metode helmimi ne te gjithe qytetin permes ushqimit.
Gjirokastra ka dhe strehez per qente endacake, por roli i kesaj te fundit eshte ne hije, duke ngritur pikpyetje per funksionimin e saj dhe te veterinerve te punesuar, posacerisht per trajtimin e qenve ne menyre, qe mos helmohen apo vriten.
Sino thote se ka shkuar ne polici per te bere kallëzim, ndersa ka njoftuar edhe AKU Gjirokaster, pasi ky helm mund te perhapet edhe tek njeriu nepermjet frutave, apo perimeve ne zona te ndryshme qe mund te jete hedhur, duke rrezikuar jeten e konsumatorit por asgje deri tani nuk eshte zgjidhur.
Ndërsa Bashkia e Gjirokastres nuk ka patur asnje reagim zyrtar, pavaresisht se eshte ne dijeni te situates.
Per marrjen e nje informacioni per rastin ne fjale, duhet te presesh 10 dite pasi te dorezosh kerkese tek protokolli, teksa kjo nuk vlen per mediat e tjera te perkedhelurat e bashkise.
Nderkohe qr fenomeni po perhapet me shpejtesi, keto kafshe te gjora po ngordhin ne menyren me te keqe te mundshme e ndersa institucionet heshtin.



