Një aksident tragjik është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Vorë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Sipas policisë në këtë aksident humbën jetën drejtuesi i aitomjetit tip “Benz”, 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20-vjeç, E. K., 24-vjeç dhe A. L., 22-vjeç. Ndërkohë është shoqëruar për veprime të mëtejshme 24-vjeçarin që drejtonte betonieren.
Pamje e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin plotësisht të shkrumbuar nga flakët.