Deliron Rama: Prindërit më shohin si shpëtimtarin e fëmijëve të tyre

Jugulajm.net
2 Min Read

Gjatë një takimi sot, Kryeministri Rama komentoi mbylljen e platformës TikTok, duke thënë se 95% e prindërve të Elbasanit ishin pro këtij vendimi. Ai shtoi se prindërit e shikonin atë si mundësi për të shpëtuar fëmijët nga “mortja” që TikTok kishte futur në trupin e tyre. Me pasion, ai bëri thirrje që të votojmë për shpëtimtarin, duke thënë se vetëm ai e di se çfarë është më e mira për fëmijët tanë!

TikTok-u nuk është mbyllur ende, por edhe pse fëmijët nuk mund të kenë TikTok, ata mund të kenë Instagram dhe Snapchat. A do t’i mbyllni edhe këto? Në vend që të shpëtoni fëmijët nga një platformë, pse nuk punoni për të ndryshuar realitetin që ata përballen çdo ditë?

Po për sytë e prindërve që i kanë fëmijët jashtë kufijve të Shqipërisë, Zoti Rama, a jeni ju shpëtimtar? Janë mijëra të rinj që u larguan nga vendi sepse nuk dinin ç’të bënin me jetën e tyre, arsimi i copëtuar, tregu i punës, korrupsioni, shërbimi shëndetësor… Pse kaq shumë të rinj e gjetën të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë, kur ju si “shpëtimtar” keni bërë më të mirën?

Kush është mortja e vërtetë e këtij vendi? Rrjetet sociale apo politika 34-vjeçar?

Nëse ka diçka që është e dëmshme për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, padyshim që duhet marrë një masë për ta eleminuar. Prandaj, çdo platformë që ndikon në mënyrën se si fëmijët ndihen, mendojnë dhe zhvillohen, duhet të jetë nën vëzhgimin dhe kontrollin e prindërve dhe autoriteteve.

Por në të njëjtën kohë, duhet të kuptojmë që largimi i një mundësie online nuk është një zgjidhje e vetme. Zgjidhja e vërtetë që do t’i mbrojë ata është të ndryshojmë realitetin e jetës së tyre, ku ata të kenë mundësi të zhvillohen dhe të rriten në një mjedis të shëndetshëm, pa pasur nevojë për ndihmën e “shpëtimtarëve” që, përveç rregullimeve të përkohshme, nuk ofrojnë asnjë perspektivë për të ardhmen.

Share This Article