FOTO/ Rënia e gurëve nga faqja e malit bllokon rrugën

Jugulajm.net
1 Min Read

Një masiv dheu dhe gurësh ra nga faqja e malit në rrugë, duke bllokuar aksin rrugor Kuç- Qeparo.

Për disa minuta, ky aks rrugor ishte i pakalueshëm pasi sasia e dherave ishte e madhe, duke e bllokuar totalisht këtë rrugë dhe pikërisht në afërsi të fshatit Kudhës.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe punonjësit e bashkisë për largimin e gurëve dhe hapjen e rrugës.

Deri më tani, është hapur një anë e rrugës, ndërkohë që vijon puna për pastrimin e plotë të aksit.

Share This Article