Aksident, “Opel-i” përplas këmbësorin, humb jetën 30-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kullë-Manëz. Sipas burimeve nga vendngjarja, një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet tip “Opel Corsa”.

Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, por me inicialet S.A., ishte rreth 30 vjeç dhe trupi i tij ndodhet aktualisht në morgun e spitalit rajonal të Durrësit.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Share This Article