Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës, automjeti me drejtues shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.