Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku një 60-vjeçar është gjetur i vdekur me pistoletë.
Policia ka identifikuar viktimën si I. S. dhe ka dyshime se ai mund të jetë vetëvrarë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Peti”, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit si provë materiale.
Grupi hetimor është duke vijuar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Policia konfirmoi se ngjarja ndodhi rreth orës 18:05 dhe se po punohet për sqarimin e saj.