Deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr. Tritan Shehu ka reaguar per vdekjen aksidentale te dy qytetareve gjirokastrite ne nje perplasje automjetesh ne kthesen e Viroit.
Ne nje postim ne rrjetin social FCB, zoti Shehu e ka quajtur kete ngjarje si tragjike nderkohe qe u ka percjelle ngushellime te sinqerta familjareve te te aksidentuarve.
Postimi i plote i zotit Shehu.
Panajot Kalanderi dhe Shefki Salaria humbin jeten ne nje aksident tragjik ne Gjirokaster.
Dhimbje e thelle e ngushellimet me te sinqerta familjeve te tyre.
Shokeve, miqve….
Per boshllekun e pazevendesueshem qe krijoi kjo humbje.
Ne familje, shoqeri, komunitet.
Per jeten e tyre model, vlerat qe perfaqesonin, miqesine qe transmetonin.
Do te kujtohen gjithemone ashtu si ishin!