Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasin M. H., 49 vjeç, banues në Libohovë, i cili është rrëzuar në tokë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.