Sherr mes 2 vëllezërve, 1-ri prej tyre qëllon me çifte

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sherr mes dy vëllezërve në fshatin Vranisht të Vlorës ka degraduar deri në përdorimin e armës.

Policia njofton se ka nisur procedimin penal për 57-vjeçarin S.R., pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin B. R., e ka kanosur këtë të fundit, duke gjuajtur në ajër me armë gjahu.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article