Katër persona janë arrestuar në Korçë në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaret”.
Sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 5 celularë, tavolina e lojës dhe zaret.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Zaret”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Q., 31 vjeç, Z. L., 52 vjeç, E. M., 38 vjeç dhe E. M., 41 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 58 vjeç.
Gjatë operacionit, 4 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke luajtur, me zare, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D., në lagjen nr. 8 Korçë.