Në Korçë janë arrestuar dy persona të cilët akuzohen për dhunë në familje.

Sipas policisë, njëri prej të arrestuarve është një 31 vjeçar, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe një 55-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, edhe kjo e pajisur me urdhër mbrojtjeje.