Përdhosen varret ne fshatin Kutal, Bashkia Permet. Persona ende te paidentifikuar kane kryer nje akt vandal, duke perdhosur gati 30 varre ne varrezat e ketij fshati.

Disa banore sot ne mengjes kane konstatuar demtimin e varreve dhe fotove te njerezve te tyre me te dashur, qe prehen ne varrezat e ketij fshati.

Menjehere jane informuar organet policore te cilat kane ardhur ne vendngjarje per te hulumtuar kete fenomen, jo te rralle per kete fshat.

Policia e Permetit ka shoqeruar tre persona ne Komisariat, nje prej te cileve i mitur, pasi dushohen si autoret e ketij akti.

Deri me tani nuk jane zbuluar autoret e vertete te kesaj vepre penale. Nga ana e tyre banoret e Kutalit, kerkojne drejtesi prej autoriteteve per kete ngjarje antinjerezore.

Ky fenomen riperseritet ne kete fshat pas 2 vitesh, ku dhe atehere askush nuk u akuzua per kete akt vandal.