Një krim i rëndë në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Metoq të Sarandës.
Sipas informacioneve zyrtare, Elvira Tahiraj, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë në kokë, ndërsa ai ishte në gjumë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe motivet e konfliktit, që çuan në këtë akt të rëndë janë ende të paqarta.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar të dyshuarën në ambientet e Komisariatit të Sarandës, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.