Jugulajm.netJugulajm.netJugulajm.net
  • Aktualitet
  • Vendi
    • Bota
    • Kosova
  • Ekonomi
  • Politikë
  • Sport
  • Të fundit
Reading: Pesticidet e rrezikshme/ Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria
Font ResizerAa
Jugulajm.netJugulajm.net
Font ResizerAa
Kerko
  • Aktualitet
  • Vendi
    • Bota
    • Kosova
  • Ekonomi
  • Politikë
  • Sport
  • Të fundit
Have an existing account? Sign In
Follow US
© 2026 Te gjitha te drejtat e rezervuara nga JUGULAJM
AktualitetKosovaTë fundit

Pesticidet e rrezikshme/ Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Jugulajm.net
Last updated: 19 Dhjetor, 2024 3:41 pm
By Jugulajm.net
2 Min Read
Share
SHARE
Mandarinat me origjinë nga Shqipëria kanë rezultuar me mbetje të pesticideve të rrezikshme, Chlorpyrifos dhe Phosmet, substanca të ndaluara për përdorim në Bashkimin Evropian pasi paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut.

Ky alarm i ngritur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (RASFF), i cili ka informuar për praninë e këtyre pesticideve mbi nivelet e lejuara në mandarinat, ka shkaktuar shqetësim në shumë vende të tjera.

Ditën e sotme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka njoftuar se po monitoron ngarkesat e mandarinave që vijnë nga Shqipëria dhe të gjitha ngarkesat e mandarinave do qëndrojnë në Pikat e Kontrollit Kufitar deri sa të dalin rezultatet e analizave.

Pas alarmit të lëshuar nga RASFF dhe analizave të kryera, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania kanë refuzuar kamionët me mandarina nga Shqipëria.
Ngarkesat e testuara rezultuan me mbetje të pesticideve 3 deri në 12 herë më të larta se kufiri i lejuar nga rregulloret e BE-së, të ndryshuara në shtator 2023. Chlorpyrifos është një pesticid i ndaluar në BE që nga viti 2020, pasi shkakton dëmtime të rënda në trurin e fëmijëve, sistemin nervor dhe endokrin, si dhe rrit rrezikun për kancer dhe sëmundje kardiovaskulare. Ndërsa Phosmet, gjithashtu i ndaluar, është toksik dhe ndikon në funksionimin normal të trupit të njeriut.

Deri më tani, Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka njoftuar se tre ngarkesa me mandarina ‘Clementine’ të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore në Berat dhe Fier janë identifikuar me përmbajtje të pesticideve, por ende nuk ka informacion nëse këto pika grumbullimi kanë shitur edhe te shqiptarët mandarina të tilla.
TAGGED:Pesticidet e rrezikshme/ Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link
Previous Article Popullsia në moshë pune/Në Gjirokastër, Vlorë e Fier ka më shumë pleq dhe fëmijë, se sa…
Next Article Humb jetën 65-vjeçari, i këputi dorën makineria

Na ndiqni

FacebookLike
YoutubeSubscribe
WhatsAppFollow

Me te lexuarat

Përdorimi i 1 cigareje elektronike, ja çfarë i ndodh trupit, nga rritja e pulsit tek…

Nënë Shefiko punoi 34 vjet e 6 muaj në Uzinën Metalike të Gjirokastrës dhe…

AKEP: Kartat SIM s’do të kenë vlefshmëri 6 mujore, por…

Një rrugë që nuk lidh vetëm dy pika në hartë, por ringjall një krahinë të tërë…

Interes i lartë për t’u bërë pjesë e policisë, rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për Patrullën e Përgjithshme

- Reklama-
Ad image
- Reklama-
Ad image

Lajme te tjera

EkonomiTë fundit

Këmbimi valutor, 11 gusht/23

0 Min Read
HoroskopiTë fundit

Horoskopi, 12 prill/26

4 Min Read
AktualitetTë fundit

“Tundet” Greqia, tërmeti ndjehet edhe në Athinë

0 Min Read
AktualitetTë fundit

E PADËGJUAR/ Vajza fiton 500 paundë në muaj, sepse jep me qira anën tjetër të shtratit

3 Min Read

Jugulajm.net eshte agjencia me serioze e lajmeve ne jug te Shqiperise. Tek ne do te gjeni informacione te fundit, investigime dhe lajme qe nuk do t’i gjeni askund. Lajmet e Jugulajm.net jane prodhim i Jugulajm.net dhe nuk lejohet kopjimi i tyre.

Linqe te shpejta

  • Sport
  • Turizëm
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?