Një e moshuar rreth të 80-ave është gjetur e pajetë këtë mëngjes në apartamentin e saj në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës.
Sipas banorëve, e moshuara jetonte e vetme në lagjen periferike.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen për të hapur derën pasi nuk kanë mundur të komunikojnë me të prej disa ditësh.
Me hapjen e derës është konstatuar trupi i pajetë i 80-vjeçares dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune çka tregon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ky nuk është rasti i parë për të moshuar që jetojnë të vetëm gjejnë vdekjen brenda banesës për shkaqe natyrale.