Stacioni i Policisë Memaliaj shpalli në kërkim shtetasin L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a dhe 334 i Kodit Penal.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 46-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.