Një ngjarje e rëndë raportohet në Selanik ku një shqiptar ka vrarë gruan dhe ka plagosur djalin e tij.

Bëhet e ditur se krimi ndodhi mëngjesin e së dielës, ku 46-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur, shkruan Protothema.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti nisën të debatonin. Ndërkohë sherri ka agravuar dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.