Procedohet gjirokastriti 28-vjeçar, përndoqi 14-vjeçaren

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 28-vjeçar është vënë në procedim penal nga policia e Gjirokastrës.

Ai dyshohet se përpara dy ditës, në gjendje të dehur, ka përndjekur një 14-vjeçare.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 28.11.2024, në gjendje të dehur, dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article