Një punonjës ndërtimi është plagosur në Sarandë.
57-vjeçari, Ndue Nikolli, është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e qytetit.
Nikolli mësohet se është punëtor ndërtimi në Sarandë dhe është rrëzuar.
57-vjeçari ka dëmtime në kokë. Pas ndihmës së parë është transportuar drejt spitalit të Traumës me helikopter.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka informacion më tepër.