Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçare, e cila ka përplasur me automjetin e saj një efektiv të policisë, që po dokumentonte një tjetër aksident të ndodhur më herët në afërsi të tunelit të Krrabës.
21-vjeçarja nga Elbasani aksidentoi efektivin e Rrugores rreth orës 21:15 të mbrëmjes së të enjtes (14 Nëntor) në fshatin Ibë.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan.
Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident”, njoftoi policia.