Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku 33-vjeçari Dritan Lalaj nga Frakulla e Fierit është gjetur i vdekur. Policia gjermane e zbuloi trupin e tij më 1 nëntor, dhe hetimet fillestare sugjerojnë se mund të ketë qenë një vetëvrasje.
Familjarët e tij tregojnë se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, në të cilën shprehte dëshira për t’i dhënë fund jetës.
Shqiptarët në Gjermani ka organizuar një grumbullim fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, për shkak të situatës ekonomike të vështirë të familjes.
Trupi i Dritanit pritet të arrijë në Shqipëri brenda disa ditësh. Ai ishte djali i vetëm i familjes; pesë vjet më parë humbi nënën e tij, dhe tani babai i tij, Gori Lalaj, është i sëmurë dhe pa të ardhura, duke mbetur i vetëm.