Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Selanik, pasi mashtronte të moshuarit, hynte në shtëpinë e tyre dhe u merrte para.

Siç rezultoi nga hetimi policor, i arrestuari, gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, në zonën e Kalamarisë është afruar me persona të moshuar dhe duke u thënë që mund t’i ndihmonte me punime në shtëpi, ndërsa për të finalizuar planin e tij, ai u kërkonte të hynte në shtëpi për t’u treguar si do bëhej puna.

Në shtëpitë e të moshuarve, duke përmendur nevojën për ndërhyrje, ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së tyre dhe ka vjedhur shuma parash apo portofol.

Me metodologjinë e mësipërme ka kryer katër raste vjedhjesh, duke i marrë shumën totale të parave prej 2020 euro.

Mesditën e djeshme, i lartpërmenduri është pikasur në qendër të Kalamarisë dhe u arrestua.