Procedohet 30-vjeçari, u kap në gjueti të paligjshme në Çajup

Jugulajm.net
1 Min Read

Komisariati i Policisë Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka kryer gjueti të paligjshme në malin e Çajupit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë gjahu, 16 fishekë gjuetie dhe 1 gjerdan fishekësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article