Pas 90 vitesh ne Aerodromin e Gjirokastres jane rikthyer fluturimet nderkombetare.
Tetë avione sportivo-turistk te mberritur nga Italia, jane ulur ne Aerodromin e qytetit te gurte i cili eshte edhe aerodromi i vetem i çertifikuar ne vendin tone per uljen e ketyre avioneve ku tashme ne dispoziocion te piloteve nisi dhe sherbimi dogane-polici, sherbim ky qe shmang uljen e detyruar ne Aeroportin e
Pilotet thone se Aerodromi i Gjirokastres ploteson te gjitha kushtet dhe infrastukturen e duhur. Ndersa konsulli i nderit i Italise ne Gjirokaster Teodor Bilushi shpreh bindjen se me kete rast fillon te marre permasat e nje aeroporti nderkombetar, ai i Gjirokastres.
Prane Aerodromit te Gjirokastres prej kohesh jane zhvilluar nje sere aktivitetesh sportivo-turistik duke e listuar qytetin muze si nje nder rajonet ku turizmi elitar po njeh rritje te ndjeshme, ndersa funksionimi i sherbimit dogane-polici pritet te shtoje edhe me teper numrin e vizitoreve qe deshirojne te njihen me Gjirokastren.