Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë, ku janë përfshirë tre persona, mes tyre dy punonjës të bashkisë Dibër.

Sipas informacioneve të para nga Policia e Dibrës, shtetasi B.M. është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K. dhe E.M., dy punonjës të bashkisë, për motive ende të paqarta.

Të tre personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht po mbahet nën hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.