U rrëzua nga biçikleta, i mituri përfundon në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 13-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Shkodrës, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:55. Sipas informacioneve policore, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim një i mitur 13 vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë në rrugën e Kalasë Rozafa. 13-vjeçari, ndodhët jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur