Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.
Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja e automjetit, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.