Një 40-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

40-vjeçari shqiptar është në kërkim pasi ka ka arritur t’iu shpëtojë autoriteteve nga duart, pasi e ndaluan atë për ti kontrolluar mjetin.

Shqiptari nuk u ndal por i ka dhënë gaz makinës, duke përplasur me derë një nga efektivët, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.

Më pas, ai ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1.42 kg, ka braktisur mjetin aty pranë dhe është larguar me vrap.

Ndërsa ka braktisur brenda në makinë edhe partneren e tij 33-vjeçare, e cila u arrestua nga policia.

Megjithatë, 40-vjeçari është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Makina u sekuestrua ndërsa në shtëpinë e tyre në një zonë të Selanikut u sekuestrua një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike.

Ndaj 33-vjeçares dhe shqiptarit të shpallur në kërkim është ngritur akuza për transport droge.