Këtë mbrëmje, një i ri është plagosur me thikë në fshatin Kotë të Vlorë. Policia bën me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale E.H, rreth 22 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin K.Sh, 23 vjeç, i cili u dërgua urgjentisht në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për arrestimin e autorit.

“Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.