Një aksident është regjistruar në aksin Korçë – Pogradec.

Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, në afërsi të fshatit Lumalas, teksa ajo po tentonte të kalonte rrugën.

E dëmtuara është dërguar urgjentisht drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht raportohet së këmbësorja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e aksidentit.