FOTO/ Përplaset ‘Mitsubishi’ me ‘Benz-in’, bllokohet qarkullimi

Jugulajm.net
1 Min Read

Pasditen e sotme dy makina janë përplasur në qytetin e Beratit në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, përballë Varrezave të Dëshmorëve.

Dy makinat, njëra tip ‘Mitsubishi’ dhe tjetri ‘Mercedes Benz’, me janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohen vetëm dëme materiale dhe dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë.
Si pasojë e përplasjes në këtë aks rrugor është bllokuar për disa minuta qarkullimi i makinave.

Ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë efektivë të policisë rrugore.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur