EMRI/ Prangoset vëllai i kryebashkiakut socialist, ishte në kërkim për kultivim droge

Jugulajm.net
0 Min Read

Artur Zotka, vëllai i kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotka, është arrestuar nga policia e Beratit.

55-vjeçari ishte dënuar me 16 muaj burg për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Ai është dënuar nga gjykata e Beratit në mars të 2017-ës, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Share This Article