Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës.

Në vendin e quajtur “Ura e Topojanit” një makinë ka rënë në humnerë dhe mësohet se ka humbur jetën drejtuesi.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.