Një aksident i rëndë ndodhi në Pogradec këtë mbrëmje, kur një makinë tip Benz përplasi një këmbësore në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Automjeti, i drejtuar nga një 44-vjeçar, ka goditur një grua 53-vjeçare që tani ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Shoferi i Benzit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po heton shkakun e aksidentit.