TARGAT/ Aksident, “Benz-i” përplaset me kamionçinën, 2 të plagosur rëndë

Jugulajm.net
1 Min Read

Aksident në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në dalje të këtij aksi, në kilometrin e parë.

Dy mjete janë përplasur dhe dy persona janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, në gjendje të rëndë.

Mjeti tip Benz, me targa AB 460 BA, ka tentuar të kthehet duke ndryshuar kursin 180 gradë dhe mjeti tip kamionçinë, me targa AA608 JI, e ka përplasur nga pas.

Përplasja ka qenë e dhunshme dhe dy nga katër udhëtarët në Benz janë lënduar rëndë.

Ambulanca i ka dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po kryen procedurat e dokumentimit të aksidentit dhe po disiplinon trafikun.

Share This Article