Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan-Vlorë, pranë Qafës së Koshovicës, ku dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë me trafiku të ngjeshur, dhe si pasojë e përplasjes, dy persona që udhëtonin me automjetin tip “Benz” kanë pësuar lëndime të lehta. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal Fier me autoambulancë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka mbetur në vendngjarje dhe po bashkëpunon me autoritetet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Forcat e policisë së qarkullimit rrugor janë në vendngjarje dhe janë duke ndihmuar për normalizimin e trafikut që kishte shkaktuar bllokim të rrugës.