Procedohet 34-vjeçari nga Tepelena, shkaktoi aksident me makinë duke lënduar 1 person me motor

Jugulajm.net
1 Min Read

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Z., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi mesditën e djeshme, në Tepelenë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi K. Sh., 40 vjeç, banues në Tepelenë, i cili u dëmtua lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur