Një 54-vjeçar i dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës pas një infarkti të miokardit.
Shtetasi i dënuar, Robert Foto Cini, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, sipas njoftimit të burgut.
I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv.
Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore.
Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen, ndërsa ishte arrestuar në vitin 2001.