Një aksident rëndë automobilistik është regjistruar në rrugën Ioniane në zonën Agrinio, Greqi, ku është përfshirë një familje shqiptare me banim në Athinë prej shumë vitesh.
Si pasojë e aksidentit mësohet se ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për shqiptaren Ana Prifka.
Ndërkohë që në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka.
Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë mbërritur autoritet të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.