Horoskopi sot:
Dashi
Kjo e diel do të jetë dita e transformimeve dhe mundësive. Jeni plot energji pozitive. Do të ketë lajme të mira në dashuri dhe udhëtime në vendet e preferuara.
Demi
Do të keni një ditë pozitive në punë. Përgjigjet që prisnit do të vijnë, kini besim. Prania e Hënës do të sjellë paqe në familje dhe në mjedise shoqërore. Çiftet do përjetojnë një ditë plot emocione dhe lumturi.
Binjakët
Në mëngjes do të jeni të angazhuarm, por pasditen duhet ta rezervoni për relaksim. Shmangni polemikat dhe akuzat në dashuri.
Gaforrja
Veproni dhe ndërmerrni iniciativa si në dashuri, ashtu edhe në punë. Yjet ju favorizojnë dhe sjellin fitime të mundshme të papritura.
Luani
E diela do të jetë ditë e favorshme për ata që janë në kërkim të njeriut të zemrës, sidomos me një person të huaj. Në punë, priten bashkëpunime pozitive.
Virgjëresha
Jini të kujdesshëm dhe të durueshëm. Fjalët e shumta mund të krijojnë tension. Duhet të shmangni konfliktet në dashuri.
Peshorja
Për të lindurit e shenjës së Peshores priten oferta pune interesante së shpejti. Në jetën sentimentale, nuk duhet të nxitoni, merrni kohën tuaj.
Akrepi
Këtë të diel do të ketë përmirësime në vendin e punës. Shmangni debatet dhe ndarjet në dashuri. Mbrëmja do të jetë relaksuese.
Shigjetari
E diela do të sjellë më shumë mundësi në punë. Do të ketë ropozime të reja, por për momentin mos premtoni dashuri të përjetshme.
Bricjapi
Kjo ditë e fundit e javës do të jetë e mirë për aktivitet dhe fitime. Do të vijnë lajme për ata që kërkojnë shtëpi. Sa i përket jetës sentimentale, lëreni veten të lirë, mos i ndrydhni ndjenjat.
Ujori
Për Ujorët do të ketë tensione në marrëdhënie. Megjithatë, gjërat do të zgjidhen shumë shpejt. Rishikoni disa vendime.
Peshqit
Për të lindurit në shenjën e Peshqve, fillon një fazë e këndshme në punë. Në dashuri, qëndroni të qetë dhe mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani.