Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spital në Gjermani, pasi u gjet i plagosur në rrugë mbrëmjen e 13 korrikut.
Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Eisenbahnstrasse në Leipzig, Gjermani, ku disa persona pasi kanë parë trupin e viktimës të shtrirë në rrugë, lajmëruan policinë.
Sipas oficerëve thuhet se ka pasur një përleshje fizike teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.