Beleri lirohet, Dule konfirmon lejën për të shkuar në Strasburg

Jugulajm.net
1 Min Read

Fredi Beleri do të lirohet përkohësisht nga burgu, për të shkuar në Strasburg, ku do të bëjë betimin si eurodeputet.

Lajmi për lirimin e tij të përkohshëm është konfirmuar për News24 nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Mësohet se Beleri do të udhëtojë të hënën në mëngjes nga Tirana në drejtim të Strasburgut, ku do të bëjë edhe betimin si eurodeputet i Demokracisë së Re në Greqi.

Por kjo është mohuar nga Drejtoria e Burgjeve, e cila në një reagim thotë se leja për Fredi Belerin nuk është konfrimuar.

Share This Article