VIDEO/ Gjirokastër, zjarr në kabinën elektrike, rrezokohet banesa dhe biznesi, ndërhyjnë zjarrfikësit

Jugulajm.net
1 Min Read

Çerek ore me pare prane një magazine të vajit në Gjirokastër, ka rene zjarr ne kabinen elektrike.

Shkendijat qe dilnin nga kabina kishin shkaktuar zjarrin ne barerat perreth saj.

Menjehere u nis nje mjet zjarrfikes me 3 efektive dhe me mberritjen ne vendngjarje u konstatua se digjeshin barera dhe shkurre perreth kabines, ku rrezikohej nje banese dhe nje subjekt privat (fabrika e vajit).

Menjëherë u nderhy duke hedhur uje per izolimin e zjarrit, deri ne fikjen e plote te tij.

Nga zjarri u dogj nje siperfaqe e vogel me barera e shkurre.

Share This Article