Pasditen e sotme në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, një furgon është përplasur me një motor.
Mësohet se shoferi A.B që drejtonte furgonin tip “Volkswagen” është përplasur me një motor pa targa, i cili drejtohej nga një i mitur dhe vëllai i tij pasagjer.
Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motorit dhe vëllai i tij, i cili ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e furgonit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.