Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i grabiti një shumë parash, telefon dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermane.
18-vjeçari kreu grabitjen në bashkëpunim me një të mitur. Ndaj 13 vjeçarit ka nisur procedimi penal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë i kanë rikthyer shumën e parave dhe sendet e tjera të vjedhura dy turistëve gjerman, të cilët kanë falënderuar për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar për gjetjen dhe kthimin e sendeve të tyre.