Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të një kompleksi pallatesh në ndërtim në lagjen nr1. në hyrje të qytetit të Sarandës.
Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës.
Fillimisht zjarri kishte rënë në një sipërfaqe të vogël shkurresh afër 2 objekteve 1-katëshe në ndërtim, por prej përhapjes me shpejtësi të zjarrit u rrezikuan edhe banesat përreth.
Tre mjete zjarrfikëse kanë neutralizuar zjarrin pas një operacioni që zgjati gati 1 orë.
Nga zjarri u dogj një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe.
Policia ka nisur një hetim mbi rastin.