Një drejtuesi motori ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë në Lushnje.

Policia bën me dije se i moshuari, 79-vjeç, është transportuar te Spitali i Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. G., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet, ka përplasur biçiklistin, shtetasin H. Q., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.