Policia italiane ka arrestuar një shqiptar  41-vjeçar, pasi u kap me 5.5 kilogramë drogë në furgonin me të cilin udhëtonte.

Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua në Bolzano Sud, ditën e djeshme.

Shqiptari tërhoqi vëmendjen pasi kishte ndaluar automjetin në një rrugë për të shmangur policët, që kishin vendosur një postbllok.

Ishte sjellja e tij ajo ç’ka i bëri efektivët të dyshonin të kontrollin automjetin  me të cilin ai po udhëtonte.

Gjatë kontrollit, blutë gjetën 10 pako me drogë, me peshë totale 5.5 kilogramë dhe vlerë deri në 1 milionë euro, e cila llogaritet se mund të ndahej në mijëra doza, të destinuara për shitje.