Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Perondi të Kuçovës, ku një zetor doli nga rruga duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:45. Viktima është 55-vjeçari me iniciale R.K.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.